Abdixhiku i reagon VV-së: Prishtinën e bllokuan, por koha e tyre po mbaron

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me problemet të Prishtinës me mosaprovimin e buxhetit komunal.

Abdixhiku ka kritikuar VV-në për këtë qasje, duke thënë se nuk e kanë marrë qartë mësimin e Prishtinës nga zgjedhjet lokale.

banner

Abdixhiku ka shkruar se koha e tyre po mbaron.

“Mesazhin e Prishtinës nuk e paskan marrë qartë. Do ta marrin me 28 dhjetor sërish. Sepse Prishtina as nuk lakmohet e as nuk përdoret për beteja primitive të Don Kishotit me Sanço Pançot e tij.

Mund të bllokoni. Mund dhe të pengoni; sepse vetëm kaq dini, vetëm kaq mundeni. Por propaganda nuk e mund të vërtetën dot. Për 12 muaj të tërë, sikurse nën pushtim, e mbajtët Kryeqytetin pa buxhet. Na u dashtë të shpenzojmë energji e kohë që të mirëmbajmë Prishtinën me mund, të plaçkitur nga një sekt popullist që shkatërrimin e vendit e ka mision. Teksa shpërndanin vitra për votë; pa ligj e pa legjitimitet, për Prishtinë, Kryeqytetin e vendit të vet, në llumin e madh të burokracisë vazhduan ta mbajnë për plot një vjet” – ka shkruar Abdixhiku, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.