Irani paralajmëron hakmarrje në rast të sulmeve amerikane, SHBA tërheq pjesë të personelit nga bazat rajonale

Tensionet në Lindjen e Mesme rriten pas paralajmërimeve të Teheranit dhe masave parandaluese të Uashingtonit.

Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një sulm ushtarak kundër territorit iranian, duke kërcënuar se bazat amerikane në rajon do të konsiderohen objektiva legjitime, raporton Reuters. Për shkak të rritjes së tensioneve, Uashingtoni ka nisur të tërheqë disa nga personeli ushtarak dhe këshilltarët e tij nga bazat kyçe ushtarake në Lindjen e Mesme si masë parandaluese.

banner

Sipas zyrtarëve, paralajmërimet iraniane janë dërguar edhe drejt vendeve që strehojnë trupa amerikane, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë. Irani ka thënë se nëse SHBA sulmojnë, do të shënjestrohen bazat amerikane në këto vende, ndërsa ka bërë thirrje që ato të ndihmojnë në parandalimin e një ndërhyrjeje të tillë të Uashingtonit.

Sipas raporteve ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar disa prej punonjësve të largohen nga baza kryesore ajrore Al Udeid në Katar si masë paraprake, megjithatë nuk është raportuar për një evakuim të gjerë apo tërheqje totale të trupave ushtarake.

Këto zhvillime vijnë ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë përshkallëzuar për shkak të protestave masive brenda Iranit dhe kërcënimeve të mundshme të ndërhyrjes nga ish-Presidenti amerikan Donald Trump, të cilat kanë ngjallur shqetësime për sigurinë rajonale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.