
Milaim Zeka, analist, nuk e ka kursyer aspak gjuhën ndaj deputetes së VV-së, Adriana Matoshi.
Në një intervistë për Prive me Liberta Spahiun, Zeka ka përdorur terme pezhorative e fyese ndaj Matoshit.
Ai e ka sulmuar me gjuhë të rëndë, të cilën Gazeta Politka e kritikon dhe e dënon.
“Është totalisht një lopë e gjallë në politikë. Unë jam marrë vetëm me këtë pjesë, ku kjo është lopë. Rri, rri, bam baglon, e lëshon naj bagël. Nuk di cka thotë, hanë mut palidhje, fyen” – tha Zeka.
Gazeta Politike u kërkon falje lexuesve të saj për fjalët në këtë tekst, por për shkak të besnikërisë në transkriptim, fjalët nuk janë ndryshuar, por janë cituar pikërisht si janë thënë nga Zeka.
Gazeta Politika e dënon këtë gjuhë, e cila e dëmton diskursin publik në Kosovë, duke e gërryar hapësirën demokratike për qytetarët e Kosovës.



