“18 vjet burg për vrasjen e argjentinases”, Rreze Abdullahu: Padrejtësi dhe heshtje për jetën e një gruaje

Rreze Abdullahu reagon pas dënimit me 18 vjet burg për vrasjen e Maria Clara Urdangaray

Aktivistja feministe Rreze Abdullahu ka reaguar pas vendimit të Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila dënoi me 18 vjet burgim Endrit Nikën për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase, Maria Clara Urdangaray, më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë.

banner

Abdullahu ka ngritur shqetësimin për, siç thotë ajo, standardin e pabarabartë të reagimit shoqëror dhe institucional kur viktimat janë gra, sidomos kur ato janë “të tjera”, jo shqiptare.

“Vrasja e një gruaje të re, jo shqiptare, kaloi pa shumë zhurmë dhe bujë. Vrasësi u dënua me 18 vjet burg. Pyetja që dua të ngre sot është se sa e barabartë është drejtësia për gratë, sidomos kur ato janë ‘tjera’? Në peshoren tonë të drejtësisë, nuk peshojnë të gjitha jetët njësoj. E trishtё,” ka shkruar ajo.

Ndërkohë, pas shpalljes së aktgjykimit ka reaguar edhe nëna e viktimës, Magdalena Urdangaray, e cila ka falënderuar institucionet e Kosovës për, siç u shpreh, vendosjen e drejtësisë.

“Përkundër të gjitha vështirësive, ka qenë e vështirë nga fillimi për ta rikthyer… por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit që gjithmonë është përpjekur ta zbulojë të vërtetën. Dhe sot e ka dëshmuar me të gjithë provat. Klara e ka marrë drejtësinë. Faleminderit Kosovë, faleminderit gjithë shoqërisë që na mbështetën”, ka thënë ajo, duke mbajtur flamurin e Kosovës në duar.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.