Osmani: Kurti më quajti “presidentja më e mirë e shekullit XXI”, por më pas nuk më përkrahu

Presidentja thotë se kryeministri i kishte premtuar mbështetje edhe për një mandat tjetër dhe se nëse do të propozohej nga Vetëvendosje do të siguronte rreth 80 vota në Kuvend.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për raportet e saj me kryeministrin Albin Kurti gjatë një interviste në Syri TV, duke zbuluar disa detaje nga komunikimet mes tyre lidhur me zhvillimet politike në vend.

banner

Osmani deklaroi se Kurti në një moment e kishte vlerësuar shumë punën e saj si presidente, duke i thënë se ishte “presidentja më e mirë e shekullit XXI”, por sipas saj më vonë ai nuk e kishte mbështetur politikisht.

Ajo theksoi gjithashtu se kryeministri i kishte premtuar mbështetje edhe për një mandat tjetër presidencial dhe se bashkëpunimi i tyre si binom kishte funksionuar shumë mirë në interes të Kosovës.

Presidentja shtoi se, nëse do të ishte propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për një mandat tjetër, beson se do të siguronte rreth 80 vota në Kuvend pa vështirësi.

Në intervistë, Osmani foli edhe për dallimet në qasje lidhur me rolin e presidentit, duke thënë se kryeministri kishte kërkuar një president që “të mos merret fare me politikën e jashtme”, ndërsa sipas saj ky rol është pjesë e rëndësishme e mandatit presidencial sipas Kushtetutës së Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.