
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka publikuar disa fotografi nga vizita zyrtare në Britani të Madhe.
Kurti ka treguar për takimet zyrtare që realizoi, përfshirë pjesëmarrjen në një konferencë rreth mbrojtjes.
Kurti ka njoftuar se vizitën e ka përmbyllur me një darkë me Noel Malcolmin, historianin britanik, i njohur ndërkombëtarisht për studimet e shumta rreth historisë dhe kulturës shqiptare, përfshirë librin “Kosova: një histori e shkurtër”.
Kurti ka pasur vlerësim të lartë për Malcolmin.



