
Jusuf Buxhovi, historian i njohur, ka folur në lidhje me 28 Nëntorin, datën kur Shqipëria shpalli mëvetësinë saj më 1912.
Në një intervistë për KTV-në, Buxhova ka dhënë detaje interesante, duke treguar rolin e spikatur të Austro-Hungarisë, ish-perandori miqësore për kauzën shqiptare atëbotë.
Buxhovi tregoi se pas dobësisë së Perandorisë Osmane gjatë luftërave ballkanike, Austro-Hungaria veproi me shpejtësi për të shmangur daljen e Serbisë në det.
“Ajo mblodhi në Shkup liderët shqiptarë që nuk u burgosën nga Serbia, mori Ismail Qemalin nga Stambolli, e çoi në Vjenë dhe e përgatiti rrugën drejt shpalljes së pavarësisë” – u shpreh Buxhovi.



