36 vjet nga themelimi i LDK-së, Rugova figurë kyçe e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 36 vjet nga themelimi i saj, si subjekti i parë politik në Kosovë që hapi rrugën e organizimit politik dhe institucional në rrethana të rënda për vendin.

E themeluar më 23 dhjetor 1989, LDK u shndërrua në shtyllë të rezistencës paqësore të popullit të Kosovës, nën udhëheqjen e presidentit historik Ibrahim Rugova. Roli i tij ishte vendimtar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, në ruajtjen e unitetit qytetar dhe në ndërtimin e institucioneve paralele, të cilat shërbyen si bazë për çlirimin dhe më pas për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

banner

Presidenti Rugova mbetet simbol i vizionit politik, urtësisë dhe orientimit perëndimor të Kosovës, ndërsa trashëgimia e tij vazhdon të konsiderohet themel i shtetësisë së vendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.