Policia e Kosovës dhe KFOR-i gjejnë 10 detonatorë në Leposaviq – nisin hetimet

Policia e Kosovës bëri të ditur se njësitë patrulluese, në bashkëpunim me trupat e KFOR-it, kanë gjetur dhjetë detonatorë me fitil të braktisur në zonën e fshatit Gnjezhdan, pranë shtratit të lumit.

Pas marrjes së informatës, ekipi hetimor u nis menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

banner

Për këtë rast, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili dha urdhër për fillimin e procedurave zyrtare të hetimit.

Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.