Luli i “Dardanëve” kërkon përkrahje për Kosovën kundër Zvicrës: S’ka vend për komoditet

Lulzim Berisha, udhëheqës i “Dardanëve”, grup i tifozëve të Kosovës, ka shkruar një status në të cilin ka folur për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Sllovenisë dhe ndeshjen e radhës ndaj Zvicrës.

Berisha ka shkruar se nuk ka kohë për komiditet, transmeton Gazeta Politika.

banner

Tutje, Berisha ka reaguar ndaj njerëzve që ndeshjen e Kosovës me Zvicrën në “Fadil Vokrri” po e cilësojnë si ndeshje formale.

“Pas fitores emblematike në tokën sllovene, ku ushtrum diktatin dhe ligjin tonë sportiv, e pas qindra kilometrave rrugë brigjeve të Detit Adriatik, rikthehemi në shtëpi, me energji, përkushtim dhe vendosmëri akoma më të shtuar, për t’i qëndruar gjithmonë në mbështetje kombëtares tonë. Dardanët kanë ndërmarrë me kohë të gjitha përgatitjet për sfidën e radhës kundër Zvicrës në ditën e martë. Nuk ka vend për komoditet pas fitores së mbrëmshme dhe për rezerva. Nuk ka rezerva ndaj kombëtares e asnjë ndeshjeje të saj.

Mos bini pre e opinionëve që vetëdijshëm apo nënvetëdijshëm apelojnë se kjo është ndeshje formale!” – ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.