7 Marsi, Izet Mexhiti vë gurthemelin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”: Moment historik

Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, ka hedhur gurthemelin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, që vlerësohet si një nga investimet më të mëdha në historinë arsimit të lartë shqiptarë në Maqedoni të Veriut.

Mexhiti e ka cilësuar këtë akt si një “moment historik”, transmeton Gazeta Politika.

banner

Në ceremoninë, që u mbajtë për nder të 7 Marsit, ditës së mësuesit në kombin shqiptar, Mexhiti theksoi se projekto do të kushtojë 42 milionë euro.

“Ky është një moment historik.

Me një vlerë prej 42 milionë eurosh, ky projekt është investimi më i madh ndonjëherë në arsimin shqip, në Maqedoni, dhe nga investimet më të mëdha rajon.

Këtu po ndërtohet një kampus universitar i standardeve më moderne, i konceptuar për të përmbushur kërkesat e arsimit bashkëkohor dhe të kërkimit shkencor” – ka shkruar Mexhiti.

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri maqedon, Hristijan Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.