
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka pritur në zyrën e saj Arbnor Spahiun, ish-polic i Njësisë Speciale, që ishte mbajtur në paraburgim për disa muaj në Serbi nën akuzën “vrasje të rëndë” në Banjskë.
Osmani i ka uruar gjithë mirat ish-policit Spahiu.
Dje prita në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje peng. Arbnorit i urova gjithë të mirat pranë familjes së tij dhe një rikthim sa më të lehtë në normalitet”, tha Osmani.



