Vëlla i Shpat Kasapit jep detaje: Ishte në Itali me familjen për një kontroll të djalit

Vëllai i Shpat Kasapit, Albini ka rrëfyer në Top Channel ngjarjen tragjike.

Ai ka treguar se Kasapi ishte në Itali për një kontroll të djalit.

banner

“Lajmin e kemi marrë në orën 23:30- 00:00 të së martës. Na ka ardhur lajmi nga Italia, nga një provincë e Milanos, ku shpati para dy ditësh bashkë me gruan e tij kanë çuar çunin për një kontroll. Ka qenë mirë, por në darkë ka pasur pak probleme me stomakun dhe shtrëngime në gjoks, ka pushuar pak, dhe më pas ka pasur shqetësime. Besojmë se ka pësuar atak, dhe ka ndërruar jetë në moment”, u shpreh ai.

“Nuk ka pasur diçka të rrezikshme, gjëra normale. Ka pasur dhe një herë pak me zemrën probleme, një shtrëngim, por jo diçka serioze. Ndihma e shpejtë ka ardhur te banesa ku kanë qenë dhe e kanë marrë, por a ka ndërru jetë në banesë, rrugës apo në spital, nuk e kemi ende këtë informacion të sigurt, por të sigurt kemi që ai nuk është më mes nesh”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.