Osmani takohet me Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas.

Presidentja Osmani ka shkruar: “Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës.

banner

Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar.

Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave”. 

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.