
Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, ishte në një zë interpretimi me Vjosa Osmanin, presidente e Kosovës.
Në këtë intervistë, Kurti theksonte se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 4 marsi.
“Nëse nuk arrijnë ta zgjedhim presidentin ose ta rizgjedhim presidenten, e afati i fundit për këtë gjë është 4 marsi se natyrisht ekziston mundësia jo vetëm teorike, por edhe praktike, që ne të shkojmë prap në zgjedhje” – thoshte Kurti.
“Dekreti për shpërndarjen e Kuvendi nuk është kushtetuese, sepse kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit mund të ushtrohet vetëm në rastet e paracaktuar shprehimisht nga Kushtetuta. Kjo përben edhe një tjetër lëndë për Gjykatën Kushtetuese. Le të presim me qetësi dhe durim, ndërkohë që qeverisim mbar e mirë si gjithnjë”, kishte thënë Kurti.



