LDK emëron Kryesinë e re të partisë

Kryetari Lumir Abdixhiku prezanton përbërjen e re të Kryesisë pas autorizimeve të marra nga Kuvendi i partisë më 31 janar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar për emërimin e Kryesisë së re të partisë, në përputhje me autorizimet e marra nga Kuvendi i LDK-së i mbajtur më 31 janar, i cili kishte kërkuar riorganizim të thellë politik dhe vendosjen e një përbërjeje të re drejtuese.

banner

Sipas komunikatës për media, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, pas konsultimeve të brendshme ka marrë vendim për emërimin e Kryesisë së re, në përputhje me vendimet e organit më të lartë vendimmarrës të partisë.

LDK thekson se përbërja e re reflekton kombinimin e përvojës institucionale dhe energjisë së re, si dhe përfaqësimin e niveleve të ndryshme të strukturave partiake, me synim forcimin e organizimit të brendshëm dhe rritjen e efikasitetit në vendimmarrje.

Kryesia e re përbëhet nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, si dhe anëtarët: Alban Zogaj, Alush Gashi, Anton Quni, Arbër Ismajli, Ardian Shala, Arjeta Salihu Abazi, Armend Zemaj, Avdullah Hoti, Berat Rukiqi, Besian Mustafa, Bexhet Xheladini, Doarsa Kica Xhelili, Doruntinë Maloku, Ekrem Hyseni, Ermal Sadiku, Fadil Hadergjonaj, Festim Kabashi, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Ilir Ferati, Izet Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Paris Guri, Ruzhdi Shehu, Shefqet Shehu, Shkëmb Manaj, Sibel Halimi, Sokol Haliti, Sokol Havolli, Ukë Rugova, Visar Azemi dhe Xhafer Gashi.

Sipas njoftimit, Kryesia e re do të ketë përgjegjësi të plotë për drejtimin politik dhe organizativ të partisë, në përputhje me programin dhe objektivat e saj politike.

LDK thekson se kjo përbërje vjen si rezultat i një faze të ndërmjetme organizative, në zbatim të platformës së miratuar nga Kuvendi, e cila synon konsolidimin e strukturave dhe fuqizimin e lidhjes ndërmjet qendrës dhe degëve të partisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se në ditët në vijim, pas konsultimeve shtesë, Kryesia pritet të plotësohet edhe me përfaqësues nga degët e mëdha që aktualisht nuk janë të përfaqësuara në këtë përbërje.

Në kuadër të riorganizimit të brendshëm, kryetari Lumir Abdixhiku pritet të propozojë së shpejti edhe Trupën Këshillëdhënëse të partisë, e cila do të përbëhet nga figura të shquara të LDK-së me përvojë të gjerë institucionale dhe profesionale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.