
Zëvendëskryeministri thotë se opozita synon ta përdorë Osmanin për të ulur mbështetjen elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se mospropozimi i presidentes Vjosa Osmani nga Lëvizja Vetëvendosje për një mandat tjetër ka ndryshuar kalkulimet politike të opozitës.
Sipas Konjufcës, partitë opozitare po përpiqen ta përdorin Osmanin në mënyrë që të ulin mbështetjen elektorale të partisë në pushtet.
“Ka ndryshuar kalkulimi i opozitës… mendojnë që kjo do ta zbriste përqindjen e LVV-së”, deklaroi ai.
Ai shtoi se deri më tani nuk ka pasur propozime të sinqerta nga opozita për çështjen e presidentit, por sipas tij më shumë janë bërë kalkulime zgjedhore.
Konjufca theksoi gjithashtu se Osmani nuk ka shfaqur ndonjë orientim kundër Vetëvendosjes, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi mes tyre mund të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Rrugët tona prapë do të takohen… gjithmonë jemi të hapur për bashkëpunim”, u shpreh Konjufca.



