
Petrit Selimi, ish-funksionar i PDK-së, ka komentuar zhvillimet politike rreth Bordit të Paqes.
Në një koment në “X”, Selimi ka komentuar mosvotimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes në Komisionin për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.
“Vetëm një javë pasi përfundoi mandati i ish-Presidentes Osmani, regjimi qeverisës në Kosovë e refuzoi kërkesën e paraqitur prej saj për të ratifikuar marrëveshjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes. Partitë opozitare ishin pro, por ratifikimi ngeci në Kuvend pas kundërshtimeve të VV-së” – ka shkruar Selimi.



