Bajqinofci: Opozita të reflektojë, mund të ketë edhe më keq se rezultati i fundit

Deputeti i VV-së bën thirrje për marrëveshje me opozitën dhe kërkon reflektim politik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinofci, ka deklaruar se vendi është drejt arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri dhe se, sipas tij, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.

banner

Në emisionin “Debat Plus”, Bajqinofci tha se në ditët në vijim priten takime ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe partive opozitare, duke i bërë thirrje këtyre të fundit që të reflektojnë për të arritur një zgjidhje.

“Nuk duhet të shkohet në zgjedhje. Jemi drejt një presidenti të ri dhe opozita duhet të reflektojë që ta kemi presidentin”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar gatishmëri për të gjetur një kandidat konsensual, ndërsa ka kritikuar opozitën për mungesë vullneti politik, duke përmendur edhe procesin e mëhershëm të zgjedhjes së Vjosa Osmanit.

Bajqinofci shtoi se deklaratat e opozitës për zgjedhje nuk përbëjnë zgjidhje, duke paralajmëruar se situata politike mund të përkeqësohet për ta nëse nuk arrihet marrëveshje.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.