Rron Gjinovci e propozon Justina Pulën për presidente: Është emër që s’poshtëron as VV-në, as PDK-në

Rron Gjinovci, analist, ka shkruar një status të gjatë në lidhje me kryetemën aktuale: zgjedhjen e një presidenti të ri.

Gjinovci ka propozuar Justina Pulën, kryetare e AShAK-ut, si emër konsensual mes VV-së dhe PDK-së.

banner

Ai ka ofruar disa argumente për këtë emër.

“VV-ja zor se mund të ketë ndonjë rezervë të fortë ndaj saj, sepse nuk është figurë konfliktuale dhe njihet më shumë për korrektësi, kulturë institucionale dhe energji bashkëpunuese. PDK-ja, në anën tjetër, do ta restauronte reputacionin e saj dhe për herë të parë do të na ofronte stabilitet në një institucion. Pra, është një emër që nuk e poshtëron asnjërën palë, por u jep të dyjave një rrugëdalje dinjitoze. Dhe pikërisht për këtë arsye është propozim serioz: sepse nuk vjen si kandidaturë e egos politike, por si premtim për restaurimin e institucionit që në dy mandatet e fundit ka vuajtur nga egot dhe ambiciet politike të bartësve të tij” – ka shkruar Gjinovci, ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.