Erdoğan fton Vjosa Osmanin në Forumin Diplomatik të Antalias

Ish- presidentja vlerëson përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë.

Ish- presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Zonjën e Parë, Emine Erdoğan, për përkrahjen e vazhdueshme dhe ftesën për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias.

banner

Përmes një postimi, Osmani ka bërë të ditur se Kosova edhe këtë vit është pjesë e këtij forumi ndërkombëtar.

“Falënderoj Presidentin Erdoğan dhe Zonjën e Parë Emine Erdoğan për përkrahjen e vazhdueshme dhe ftesën e tyre që sërish sivjet të jemi pjesë e Forumit Diplomatik të Antalias”, ka shkruar Osmani.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.