Osmani takohet me kryeministrin e Pakistanit: E falenderon për mbeshtetjen ndaj Kosovës

Ish-presidentja vlerëson rolin e Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Pakistani, Shehbaz Sharif, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

banner

Osmani theksoi se takimet me Sharifin janë gjithmonë të vlefshme dhe në funksion të thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Pakistanit.

Ajo gjithashtu vlerësoi lart rolin e Pakistanit në ndërmjetësimin e krizave globale, duke e cilësuar këtë si dëshmi të përkushtimit të këtij shteti për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Në fund, presidentja i uroi suksese kryeministrit Sharif në raundin e ardhshëm të përpjekjeve për ndërmjetësim në çështje ndërkombëtare.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.