
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se sot ka pranuar një ofertë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku PDK-së i është ofruar pozita e kryekuvendarit në këmbim që pozitën e nënkryetarit ta marrë Vetëvendosja dhe deputetët e PDK-së të qëndrojnë në sallë në votimin për zgjedhjen e presidentit.
“E para nuk është serioze kjo, pasi Kryesia e Kuvendit është e konstituar, Kuvendi është i konstituar, nuk e kemi kontestuar këtë çështje. S’po flasim për kryetar të Kuvendit, s’kemi shkuar të kërkojmë as pozitë për veti. Kemi shkuar që vendit me i dhënë institucionale, stabilitet institucional e politik. E dyta nuk është fare serioze. Dhe e treta, që është më me rëndësi, nuk është as Kushtetuese”, tha Hamza për media pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së.
Ai ka thënë se për PDK-në është i mbyllur kontributi për zgjedhjen e presidentit. Sa i përket zgjedhjeve të reja, ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditëve, nëse nuk zgjedhet presidenti deri më 28 prill.


