Trump lavdëron Osmanin: E admiroj lidershipin tuaj, mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin

Trump vlerëson trashëgiminë politike të Osmanit dhe rolin e saj në të ardhmen e rajonit.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një letër që i është dërguar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën vlerësohet lidershipi dhe kontributi i saj gjatë mandatit presidencial.

banner

Në këtë letër, Trump shpreh mirënjohje për bashkëpunimin me Osmanin dhe e cilëson atë si një lidere me udhëheqje të guximshme dhe vendimtare në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Ai vlerëson gjithashtu trashëgiminë politike të saj, duke theksuar se ajo do të ketë ndikim në të ardhmen e Kosovës, rajonit të Ballkanit dhe më gjerë në Evropë. Sipas tij, Osmani ka qenë një partnere e besueshme e SHBA-së dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve ka sjellë rezultate konkrete.

Letra përmend edhe angazhimin e përbashkët në iniciativa ndërkombëtare dhe rëndësinë e vazhdimit të këtij partneriteti në të ardhmen.

Publikimi i kësaj letre nga ish-presidentja vjen në një moment kur ajo tashmë ka përfunduar mandatin e saj, duke rikthyer në vëmendje marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.