Albin Kurti: I kërkova Bedri Hamzës rokadë mes Vlora Çitakut dhe Albulena Haxhiut

Kurti thekson se rezultati zgjedhor duhet respektuar, ironizon opozitën për refuzimin e ofertave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti i vendit duhet të zgjidhet nga legjislatura e dhjetë, duke theksuar se duhet të shmangen zgjedhjet e reja.

banner

Ai u shpreh se rezultati i fundit zgjedhor është i qartë dhe duhet të respektohet, duke bërë thirrje për funksionalizimin e institucioneve. “I kemi veçse 113 ditë, rezultati i fundit i zgjedhjeve kurrë s’ka qenë më i qartë. Duhet të pranohet dhe respektohet rezultati i zgjedhjeve dhe të funksionalizohet ai”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, shumica parlamentare ka 66 deputetë, ndërsa theksoi se Partia Demokratike e Kosovës duhet të kuptojë raportin e forcave në Kuvend.

Në të njëjtën kohë, Kurti ironizoi krerët e opozitës për refuzimin e ofertave të tij lidhur me postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të mbështetjes për presidentin. Ai përmendi mundësinë e një “rrogade” mes Albulena Haxhiu dhe Vlora Çitaku, apo edhe përfshirjen e Bedri Hamza në këtë pozitë.

Kurti shtoi se disa kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë më shumë vota se përfaqësues të opozitës, duke përfshirë edhe Lumir Abdixhiku, duke e përdorur këtë si argument për legjitimitetin politik të partisë së tij.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.