Mexhiti ngushëllon për Rexhep Qosjen: Rilindasi i fundit dhe udhëheqës shpirtëror i shqiptarëve

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si “kalorës të letërsisë shqipe” që u nda nga kjo botë.

Sipas Mexhitit, Qosja ishte një akademik me mendje horizontçelëse dhe një figurë e pazëvendësueshme në letërsinë dhe mendimin shqiptar, duke e përshkruar gjithashtu si “Rilindasin e fundit mes nesh”.

banner

Ai theksoi se si kërkues i palodhur i së vërtetës, Qosja mbeti gjithmonë një zë i panënshtruar në shoqëri.

Duke rikujtuar periudhën e ish-Jugosllavisë, Mexhiti vuri në pah se Qosja, si pjesë e “popullit të ndaluar”, u shndërrua në një udhëheqës shpirtëror për shqiptarët, sidomos në vitet ’90, duke kontribuar në rrugën drejt lirisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.