
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka ngushëlluar për vdekjen e Rexhep Qosjes, akademik dhe shkrimtar i njohur.
Kurti ka vlerësuar se shqiptarët nuk kanë tjetër akademik bashkëkohor si Qosja.
“Populli shqiptar nuk ka një akademik tjetër bashkëkohor i cili kaq shumë kontribuoi për gjuhën dhe kombin tonë e njëkohësisht aq shumë u sulmua nga politika dhe kolegët e tij. Do të mbahet mend siç ishte dhe ishte siç mbeti – i paepur” – ka shkruar Kurti, ndër të tjera.



