
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka mbajtur një fjalim të gjatë, ku ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit.
Gjatë fjalimit, Kurti ka pasur një moment, ku i “lutej” opozitës me ironi, duke i kërkuar që ta ndihmonin që VV-ja mos t’i drejtojë tri pozitat kryesore të Kosovës.
“Aman, na ndihmoni mos t’i kemi tri pozitat. Ne po kërkojmë mbështetjen, ndihmën e opozitës, boll na dalin dy pozita, nuk i duam tri. Ejani, ejani na ndihmoni që mos t’i kemi tri pozitat, sepse ne tash i kemi tri pozitat” – tha Kurti, ndërsa pas kësaj pjese, deputetët e VV-së “shpërthyen” në duartrokitje.



