Ankohet Nagavci për 15 nënshkrimet e LDK-së: Pa emër specifik, as Kurti e as unë nuk jemi njoftuar

Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka folur rreth nënshkrimeve të 15 deputetëve të LDK-së për temën e presidentit.

Nagavci është ankuar për dy gjëra.

banner

Sipas Nagavcit, 15 nënshkrimet ishin pa ndonjë emër specifik si kandidate për presidente, duke shtuar se as ajo e as kryeministri Albin Kurti nuk janë të njoftuar.

“Besoj që Kryetarja e Kuvendit kur të fillojë vazhdimin e seancës do të bëjë edhe një thirrje për opozitën, jemi dëshmitarë që edhe deputetët e opozitës janë shumica prej tyre këtu në Kuvend dhe i ftojmë që të vijnë në sallë dhe të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm për të vazhduar tutje punën duke shmangur edhe një palë zgjedhje të reja. E kemi parë dje edhe kryetarin e LDK-së që prezantoi një listë me nënshkrime ndonëse pa një emër specifik, por e vërteta është që ato nënshkrime nuk i janë njoftuar as kryeministrit Kurti as mua si shefe e GP-së në mënyrë që të bashkëngjisim nënshkrimet e deputetëve tanë… Konsideroj që përtej fajësimit ose hedhjes së akuzave, e rëndësishme është të gjejmë zgjidhjen dhe ta zgjedhim presidentin”, ka thënë ajo. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.