
U.d. e presidentes mbledh përfaqësuesit politikë për konsultime.
Ka nisur takimi i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me përfaqësuesit e partive politike, ku pritet të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Ky takim vjen pas zhvillimeve të fundit politike në vend dhe dështimit për zgjedhjen e presidentit, çka e ka çuar vendin drejt një procesi të ri zgjedhor.
Në fokus të diskutimeve pritet të jetë përcaktimi i një date të pranueshme për të gjitha palët, në mënyrë që procesi zgjedhor të zhvillohet në përputhje me afatet ligjore.



