“Copa, copa”: Unikkatili me këngë të re, e publikon për ditëlindje të vëllait të vdekur

Viktor Palokaj, gjerësisht i njohur me emrin artistik “Rebel a.k.a. Unikkatil”, ka publikuar këngën e re, që ngjan në një elegji për humbjen e vëllait, Mentorit, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

Unikkatili e ka titulluar këngën “Copa, copa”, ku ka treguar përballjen me humbjen, pikërisht me momentin kur bota para syva i bëhet “copa, copa t’u cuptu”, shkruan Gazeta Politika.

banner

Si rrallëherë, Unikkatili ka hapur zemrën, duke dhënë këshilla jetësore, që burojnë nga momentet e përvujtura, ku i numërohen “varrat e reja e të mëdha”. “Copa, copa” është një reflektim i thellë i Unikkatilit për kuptimin e jetës, principet dhe relacionet me njeriun, botën e Zotin.

Nga një figurë mitike e krenarisht ompnipotente, në këngën e re Unikkatili vjen në një dimension tjetër, si një njeri prej nesh, që përballet me humbje dhe dilemat për të ecur para. Pra një “Rebel” që hedh dyshime ontologjike mbi vet kuptimshmërinë e jetës.

Pikërisht këtu qëndron madhështia e rikthimit të Unikkatilit, pra nga abstraktja te problemet themelore në jetë, shkruan Gazeta Politika.

E kjo i përshtatet më së shumti vetë Unikkatilit, artisti që e zbriti rap-in nga “largina” në gjirin e “popullit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.