
Ermal Sadiku, ish-deputet i LDK-së, ka folur për relacionet brenda partisë, të cilën e përfaqësoi në Kuvend në legjislaturën e dhjetë.
Sadiku ka vlerësuar se në grupin parlamentar të LDK-së nuk ka pasur fraksione.
“Aq sa kam kalu kohë në GP të LDK-së, nuk ka pas fraksione. Në çdo votim munesh me shiku. Është me fakte. Në çdoi kundërshtim e fjalim kemi qenë bashkë, në vota e në qasje. Dhe në momentim më vendimtar, kur njerëzit nisën me fol për fraksione, ne e morrëm një letër me qëllim që me i luftu këto,” tha Sadiku.



