
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është intervistuar nga mediumi i njohur frances “Le Mond”, ku ka folur për shumë tema. Nga Franca, Kurti ka vlerësuar se dëshiron “anëtarësim në BE të bazuar në meritë dhe jo përmes derës së pasme”.
Tutje, Kurti ka folur edhe për luftën në Ukriab.
“Agresioni rus kundër Ukrainës tregon se historia po rikthehet në skenën botërore me më shumë forcë se kurrë më parë gjatë këtij shekulli” – ka thënë kryeministrit Kurti, transmeton Gazeta Politika.
Le Mond ka pasur një përshkrim interesant për Kurtin. Sipas Le Mond, Kurti nuk shfaq ndonjë shenjë të jashtme shqetësimi.
“Toni është vendosur: Kosova ndihet e cenueshme ndërsa po ngrihen erëra të forta. Në moshën 51-vjeçare, kryeministri kosovar, në detyrë që nga viti 2021, megjithatë nuk shfaq asnjë shenjë të jashtme shqetësimi. Ai është një burrë i qetë, me fytyrë katrore, por me sjellje të buta” – ka shkruar Le Mond.
Tutje, Le Mond ka shkruar se Kurti udhëhiqet nga dëshira për ta parë Kosovë nën mbrojtjen e BE-së dhe NATO-s.
“I paraqitur herë si “nacionalist” e herë si “sovranist”, kreu i partisë Vetëvendosje duket se udhëhiqet mbi të gjitha nga dëshira për ta parë vendin e tij të strehohet nën krahun mbrojtës të BE-së dhe NATO-s, në një kontekst ku Serbia fqinje, e cila konsideron se i është shkëputur padrejtësisht një pjesë e territorit të saj, refuzon kategorikisht ta njohë pavarësinë e Kosovës” – ka vlerësuar Le Mond, shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu.



