Baton Haxhiu promovon dy librat e tij mbi Kosovën

Baton Haxhiu, analist dhe publicist, ka promovuar sot dy librat e tij, të cilat u botuan ditë më parë në Shqipëri. Dita e mërkure, Haxhiun e gjeti të “zënë” me promovimin e dy librave rreth luftës së Kosovës.

“Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda luftës” janë dy librat e Haxhiut, që sot në Prishtinë u diskutuan mes të ftuarish, ku përfshiheshin politikanë, analistë e gazetarë.

Në fakt, në këtë promovim ishte edhe një bashkëbisedim mes Fatmir Limajt, njërit nga ish-komandantëve më të njohur të luftës, dhe Haxhiut.

Të dy librat janë botuar nga UET PRESS, me botues Henri Çilin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.