Quni për Thaçin e të tjerët: Nëse shkalla e fundit e vërteton se kanë kryer krime, unë do pajtohem me aktgjykimin

Anton Quni, deputet i LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Në një intervistë për Kanal 10, Quni është pyetur edhe për zhvillimet në Gjykatën Speciale, e cila shpalli aktgjykim dënues më 16 shtator.

Quni ka theksuar se nëse shkalla e fundit e Gjykatës Speciale e “vërteton që ata kanë bërë krim” do të pjatohet me dënimin.

“Nëse edhe në epilogun përfundimtar, shkalla e fundit e Gjykatës e vërteton që ata kanë kryer krime, unë do të pajtohem me atë aktgjykim. Nëse shkalla e fundit e vërteton, duke u bazuar në fakte të tjera, që ata nuk kanë asjgë të bëjnë me ato situata për të cilat ne kemi krijuar bindje të ndryshme e tjera, beso që unë do të ndihem i lumtur se përgjegjësinë do të duhet me kërku diku tjetër” – ka thënë Quni, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.