Veç 57, Nagavci e konfirmon që Konjufca nuk i ka votat: Do të kemi zgjedhje të reja

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur në lidhje me seancën e nesërme, ku Glauk Konjufca, mandatar për themelimin e qeverisë, do të matet në Kuvend.

Në një intervistë RTV 21, Nagavci e konfirmoi se për seancën e nesërme VV-ja ka 57 vota të sigurta.

banner

“Kemi të gjitha votat që kanë qenë edhe për Qeverinë Kurti. Ka së paku edhe një votë më shumë, me aq sa ka qenë deri më sot. Nuk e di nëse gjatë këtyre ditëve të fundit ka ndonjë ndryshim qëndrimi, por gjithsesi deri nesër do të shohim se cilat do të jenë qëndrimet e deputetëve,” u shpreh ajo.

Sipas saj, tashmë është e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera për arritjen e një marrëveshjeje.

“Tani, ju e dini se ne si LVV kemi dërguar ftesë për arritjen e një marrëveshjeje politike. Kemi dërguar disa herë ftesë te LDK-ja, kemi pasur bashkëpunim edhe me partitë tjera, të paktën një tendencë për bashkëpunim, por ka qenë e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera që të kemi një marrëveshje në këtë drejtim. Tashmë është e qartë se shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja. Sikurse e thashë, LVV e ka bërë hapin e saj duke ofruar Konjufcën si kandidat për kryeministër. Ne besojmë se kemi bërë atë që na takon si fituese e zgjedhjeve. Nëse megjithatë mungon vullneti i partive tjera për të dhënë votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë, atëherë natyrisht jemi të përgatitur edhe për zgjedhje të reja,” tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.