Fatmir Limaj viziton nipin në QKUK: Thirrje për investime konkrete në shëndetësi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate vlerëson përkushtimin e stafit mjekësor dhe thekson nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për sistemin shëndetësor.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot nipin e tij, Duanin, i cili po trajtohet në Spitalin Pediatrik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

banner

Pas vizitës, Limaj ka deklaruar se kjo përvojë ka qenë një rikujtim i fuqishëm i punës së përditshme, përkushtimit dhe sakrificës së mjekëve, infermierëve dhe gjithë stafit shëndetësor në vend, të cilët, sipas tij, janë shtylla kryesore e kujdesit shëndetësor për qytetarët.

“Profesionistët tanë shëndetësorë meritojnë besimin e plotë të qytetarëve, sepse ata e fitojnë atë çdo ditë me përkushtim dhe sakrificë,” ka theksuar Limaj. Megjithatë, ai ka shtuar se përkushtimi i stafit mjekësor nuk është i mjaftueshëm pa mbështetjen e duhur të shtetit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.