
Artan Abrashi, deputet i zgjedhur i VV-së, ka folur në lidhje me çështjen e presidentit, pak muaj para skadimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani.
Abrashi ka theksuar se kandidatura e Osmanit do të trajtohet.
“Mbeten opsionet e hapura. Natyrisht çështja e kandidaturës së zonjës Osmani do të trajtohet, por pa u mbledhur forumet tona vendimmarrëse nuk është se mund ta them një qëndrim zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket çështjes së presidentit. Për neve është e rëndësishme ta kryejmë këtë rend të gjërave që theksova dhe pastaj, kur të vjen puna te propozimi i emrit të presidentit, do të jemi të gjithë në njohuri” – ka deklaruar Abrashi për Kosovapress.



