A i ofroi pozitë ministrore Vjosa Osmanit? Flet Kurti

Kryeministri thotë se ka pasur qindra takime me presidenten, por thekson se bisedat mbeten konfidenciale dhe rikthimi i saj eventual në politikë do të ishte situatë tjetër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar raportet dhe komunikimin e tij me presidenten Vjosa Osmani, duke shmangur përgjigjen e drejtpërdrejtë nëse i ka ofruar asaj pozitën e ministres apo nëse i frikësohet fuqisë së saj politike në rast se ajo rikthehet në politikë.

banner

Kurti tha se gjatë viteve të fundit ka pasur shumë takime dhe diskutime me Osmanin, por theksoi se një pjesë e bisedave duhet të mbeten konfidenciale për shkak të pozitave që mbajnë.

Ai shtoi se, ndonëse proceset duhet të jenë transparente, ruajtja e konfidencialitetit në komunikimet mes institucioneve është e domosdoshme.

“Ne jemi takuar me presidenten qindra herë në këto më shumë se pesë vite në situata të ndryshme. Kemi pasur diskutime të panumërta. E ruajmë transparencën e proceseve, por na duhet ta ruajmë edhe konfidencialitetin e bisedave. Ajo është kryetare e shtetit ku unë jam kryeministër”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi gjithashtu se aktualisht nuk është koha për diskutime publike politike me presidenten e vendit.

“S’është koha që të bëj diskutime publike politike me presidenten e vendit. Nëse një ditë, siç është paralajmëruar, mund të kthehet në politikë, ajo është situatë tjetër”, u shpreh Kurti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.