
Lumir Abidxhiku, kryetar i LDK-së, ka folur rreth zhvilimeve politike në Kosovë.
Në lidhje me temën e presidentit, Abdixhiku i ka shuar spekulimet, duke thënë se në takim me kryeministrin Albin Kurti nuk kanë folur për emra për president, aq më pak për emrin e tij.
Tutje, Abdixhiku ka folur edhe për takimin me Bedri Hamzën, kryetar i PDK-së, dhe ka komentuar refuzimin e Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, për takim.
“Zoti Haradinaj ka pasur refuzim të takimit. Me të thënë të drejtën është qëndrim i tyre që s’dojnë të takohen, por mos të ankohen më pas, sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore. Si duket zoti Haradinaj e ka keqkuptu mirësinë time për të pasur komunikim, por që s’do me u taku, punë e madhe” – tha Abdixhiku, transmeton Ekonomia Online.



