Abdixhiku: Jemi ngulfatë nga një medioktet politik

Kreu i LDK-së thotë se mungesa e vullnetit politik, e jo vështirësitë teknike, e ka vonuar projektin dhe kritikon “mediokritetin politik” në vend.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar se me LDK-në në Qeveri do të përfundohet shpejt Autostrada e Gjilanit, si dhe do të realizohet Unaza e Jashtme e Prishtinës.

banner

Në emisionin Jehona Politike në Klan Kosova, Abdixhiku tha se ky projekt ka qenë i realizueshëm edhe gjatë mandatit të qeverisë aktuale, po të kishte vullnet politik. Sipas tij, pengesa kryesore nuk kanë qenë aspektet teknike, por mungesa e vendosmërisë nga qeveria.

“Është trase e drejtë, pa tunele, ka kodrina, por nuk ka vullnet nga kjo qeveri, ka vetëm propagandë”, deklaroi Abdixhiku, duke shtuar se Autostrada e Gjilanit mund të përfundohet shumë shpejt nën një qeverisje të LDK-së.

Ai foli gjithashtu për nevojën e ndërrimit të mendësisë politike në Kosovë, duke vlerësuar se vendi është “ngulfatur nga një mediokritet politik”. Sipas Abdixhikut, ky realitet duhet të ndryshohet nga një gjeneratë e re politike, e cila fokusohet në problemet bazike të qytetarëve dhe jo në debate të mëdha apo utopike.

“Ky mediokritet politik duhet të thyhet prej një gjenerate të re politike, që merret me çështjet konkrete me të cilat përballen qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Në fund, Abdixhiku theksoi se LDK ka qenë gjithmonë e gatshme për ta udhëhequr vendin, por shtoi se për ndryshim nuk mjafton vetëm gatishmëria e partisë, por edhe vullneti i qytetarëve të Kosovës për ta mbështetur këtë drejtim politik.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.