
LDK e ka përmbyllur fushatën mbrëmë me një tubim të madh.
Lumir Abdixhiku, kandidat i LDK-së për kryeministër, ka pasur fjalë të mëdha për LDK.
“Kjo është LDK-ja që e kemi dashur gjithherë. Kjo është LDK-ja që e kemi ëndërruar përherë. Një lëvizje njerëzish të lirë, jo një turmë e komanduar. Një forcë politike e mendimit, jo e zhurmës. Një shtëpi ku fjala ka peshë, ku dinjiteti ka vlerë dhe kushteti ka qenë gjithmonë mbi secilin prej nesh”, tha Abdixhiku mbrëmë.



