
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka përkujtuar 36-vjetorin e themelimit të LDK-së.
Abdixhiku ka shkruar një shkrim të gjatë, ku ka përmendur ecejaket e LDK-së, që u themelua nga intelektualët e kohës në krye me Ibrahim Rugovën, president historik i Kosovës.
Abdixhiku ka vlerësuar se LDK-ja ka qenë dhe mbetet parti e shteti, jo e pushtetit.
“Sot, në dekadën e katërt të ekzistencës sonë, përgjegjësia jonë është më e madhe se kurrë. Jo për fatin e një partie, por për fatin e Kosovës. Për orientimin e saj perëndimor. Për unitetin e brendshëm. Për zhvillimin, normalitetin dhe shpresën.
LDK ka qenë dhe mbetet parti e shtetit, jo e pushtetit. Parti e dorës së shtrirë, e bashkimit dhe e përgjegjësisë historike” – ka shkruar ai.



