Abdixhiku nga Bregu i Diellit: Prishtina meriton qeverisje që e zhvillon, jo që e bllokon

Kryetari i LDK-së premton 1.5 miliardë euro investime për kryeqytetin dhe kritikon Qeverinë aktuale.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku është takuar me qytetarë dhe simpatizantë të kësaj partie, duke përcjellë mesazhe kritike ndaj Qeverisë aktuale dhe premtime për zhvillimin e kryeqytetit.

banner

Nga ky takim, Abdixhiku ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale, ku shihet i rrethuar nga mbështetës të LDK-së, ndërsa flet për nevojën që Prishtina të ketë një qeverisje që, sipas tij, nuk e bllokon dhe nuk e saboton zhvillimin e saj.

“Prishtina e meriton një Qeveri që nuk e bllokon, nuk e saboton, por e ndihmon. E zhvillon”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se LDK-ja ka një plan konkret për kryeqytetin, duke premtuar investime të mëdha financiare. “Qiti paret. Plot 1.5 miliardë euro për Kryeqytetin tonë”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetet sociale.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.