
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, ka vizituar Lipjanin, ku ka realizuar një takim me simpatizantë.
Abdixhiku ka uruar kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti, për betimin.
Ai ka shkruar se LDK-ja është gati.
“Sonte, në Lipjan, isha mes aktivistëve tanë – njerëzve që për katër mandate me radhë e kanë bërë Imri Ahmetin simbol të punës, stabilitetit dhe besimit qytetar. E uruam për betimin në mandatin e katërt, një arritje që pak kush në Kosovë e ka – por mbi të gjitha, e uruam për vazhdimin e një rrugëtimi që nuk ndalet.
Dhe ndërsa shënuam këtë mandat të katërt, e nisëm edhe kapitullin e radhës; përgatitjet për betejën e madhe që kemi përpara. Me të njëjtin besim, të njëjtën vendosmëri dhe të njëjtën qetësi që e karakterizon këtë familje politike: LDK-në.
Sonte, Lipjani dha një mesazh: jemi gati.
E nga Lipjani, ky mesazh përhapet në gjithë Kosovën.
LDK gati” – ka shkruar Abdixhiku.



