Abdixhiku: Ofrimi i dorëheqjes ishte akt përgjegjësie personale

Në paraqitjen e parë televizive pas votëbesimit, kreu i LDK-së thotë se mandatin e vuri në dispozicion si detyrim moral e politik pas rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për herë të parë në studio televizive pas procesit të votëbesimit në parti, duke theksuar se ofrimi i dorëheqjes ishte një akt përgjegjësie personale pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

banner

Në emisionin Debat Plus, Abdixhiku – i cili më 31 janar i mbijetoi votëbesimit të kërkuar në Kuvendin e LDK-së – tha se vendimi për ta vënë mandatin në dispozicion të partisë ishte një detyrim moral dhe politik.

“Ishte përgjegjësi individuale. E shtruar para të vetmit vend, që unë besoj që duhet të japim përgjegjësi. Me gjithë respektin jo në studio televizive, jo në rrjete sociale. Por, në organet partiake të LDK-së. Lideri mund të bëjë shumë gjëra, por një gjë nuk i falet. Është që të mos marrë përgjegjësi për rezultatin. Pavarësisht arsyetimeve unë mora përgjegjësinë, ofrova dorëheqjen time. Dhe mbi këtë bazë e nisa procesin e besimit ose jo të anëtarësisë së LDK-së ndaj meje”, ka thënë Abdixhiku.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.