Abdixhiku prezanton Janina Ymerin për deputete, VV-në e quan “Vukvendosje”

Abdixhiku prezanton Janina Ymerin për deputete, VV-në e quan “Vukvendosje”:

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka prezantuar Janina Ymerin si kandidate për deputete për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

banner

Abdixhiku ka shkruar se Ymeri është shndërruar në pasqyrimin më të mirë të një aktivisteje politike.

Abidxhiku ia ka ndryshuar emrin VV-së, duke e quajtur “Vukvendosje”.

“Janina në listë për Kuvend!

Janina Ymeri këto ditë është shndërruar në pasqyrimin më të denjë të aktivistes politike. Si veprimtare e LDK-së, ajo shpalosi skandalin e madh të mafias energjetike dhe milionat e qytetarëve të Kosovës që përfunduan në llogaritë e Vuk Hamovićit – të birit të ish-shefit të Armatës Jugosllave Rade Hamović.

Vukvendosje – siç i dha epitet me të drejtë ajo, shërfaqë më së miri mashtrimin popullist që ndodhë sot. Njërën dorë të shtrirë tek mafia energjetike dhe milionat e popullit të Kosovës që shkojnë aty (tjetrën me gisht ndaj patriotëvë të vendit për tradhëti. Trushpëlarja kështu duket” – ka shkruar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.