
Kryetari i LDK-së përgëzon futbollistët për arritjen historike dhe u bën thirrje për fitore në play-off: “Për fanellën, për flamurin, për Kosovën”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas fitores së madhe të kombëtares së Kosovës, duke e quajtur këtë moment një nga më të rëndësishmit e sportit dhe krenarisë kombëtare. Ai ka përgëzuar futbollistët për “shkëlqimin e republikës së re” dhe për mënyrën se si po e ngrejnë vendin në arenën ndërkombëtare.
“Republika jonë e re po shkëlqen. Djema, ju faleminderit që po e lartnoni një vend të tanë! Kjo arritje historike na bën të gjithëve krenar,” ka deklaruar Abdixhiku.
Ai shtoi se rrugëtimi nuk përfundon këtu dhe se play-off-i duhet të jetë kapitulli tjetër i suksesit. “Le të fitojmë në play-off. Për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur. Për rrugëtimin e një shteti që s’ka me u ndalë kurrë.”



