Abdixhiku takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi

Kryetari i LDK-së thekson rëndësinë e stabilitetit institucional dhe mbështetjes së BE-së për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

banner

Gjatë takimit u diskutua situata aktuale politike në vend dhe proceset ndërkombëtare që presin Kosovën. Abdixhiku theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe konsolidimit demokratik si parakushte për funksionimin normal të institucioneve, besimin e qytetarëve te shteti, zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve dhe ruajtjen e kredibilitetit ndërkombëtar të vendit.

Në përmbyllje të bisedës, Abdixhiku shprehu pritjen që Bashkimi Evropian të vazhdojë angazhimin dhe mbështetjen për Kosovën, si në proceset e përgjithshme politike, ashtu edhe në rrugëtimin drejt integrimit evropian dhe forcimit të perspektivës euroatlantike të vendit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.