
Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka publikuar disa fotografi nga takimet e tij me diplomatët e ShBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Abdixhiku ka treguar edhe temat e diskutimeve.
“Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët përkatësisht të ngarkuarën me punë të SHBA 🇺🇸, Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧, Francës 🇫🇷 dhe Gjermanisë 🇩🇪.
Sot, mirëprita të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ndërsa gjatë javës zhvillova takime edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe pata një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.
Gjatë këtyre takimeve diskutuam për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre. Rëndësi të veçantë gjatë bisedave tona iu kushtua Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit si dhe vizionin politik tonin pas zgjedhjeve.
Theksova përkushtimin e LDK-së për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit; dhe mbi të gjitha ritheksova përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleat.
Po ashtu vura në pah se lista e LDK-së përfaqëson profesionistë të dëshmuar, njerëz të përkushtuar e punëtorë të palodhur, të cilët mbi gjithçka e duan Kosovën dhe punojnë me zemër për të.
Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca i kanë dhënë Kosovës në çdo etapë shtetformuese. Nënvizova se partneriteti ynë i qëndrueshëm me këto vende mike mbetet themelor për të ardhmen demokratike dhe orientimin euroatlantik të Republikës sonë.
LDK mbetet garancë thelbësore e një rrugëtimintë tillë” – ka shkruar ai.



